BUQETA E NUSES

BUQETA E NUSES

Buqeta e luleve që do mbajë nusja gjatë dasmës së saj është një zgjedhje personale e nuses.
Zgjedhja e luleve, ngjyra si dhe përbërja e tyre, shprehin karakterin dhe personalitetin e nuses dhe duhet të jenë në harmoni me pjesën tjetër të dekorit.

Zakoni i buqetës martesore vjen nga Roma e lashtë, ku nuset mbanin buqeta me bimë të ndryshme që simbolizonin pastërti, pjellori, jetëgjatësi etj. A keni menduar ndonjëherë që secila lule mund të fsheh një mesazh?

E megjithatë ndodh!!! Sepse lulet fshehin mesazhe. Çdo lule lule simbolizon dicka. Në blogun tonë do trajtojmë simbolizime të luleve të ndryshme në mënyrë që t’ju ndihmojmë të zgjidhni sipas personalitetit tuaj buqetën më ideale.

Nuk është rastësi që nuset e famshme zgjedhin me kujdes lulet e buqetës së tyre.

Zakoni është i tillë që nusja kur del nga kisha ose gjatë një momenti në darkën festive hedh buqetën e saj të nusërisë tek vajzat beqare dhe ajo që do ta kapi sipas mitit do ketë radhën të vishet nuse.

Një pjesë e mirë e nuseve bëjnë dy buqeta, njërën e mbajnë dhe e ruajnë për kujtim për veten e tyre dhe tjetrën e hedhin sipas zakonit. Ka disa mënyra të ruajtjes së buqetës, thahet dhe mbahet e tharë, krijojmë korniza ku poshtë xhamit vendosen lulet e buqetës dhe një menyrë tepër modern është ruajtja e luleve në errësirë, kjo mënyrë është më moderne dhe e kthen buqetën në një objekt zbukurimi në shtëpi !

Select your currency