Bobonjeret ose konfetat janë dhurata të vogla simbolike e të porsamartuarve për të ftuarit, duke shprehur vlerësimin që ata ndjejnë për prezencën e tyre në këtë nismë të re.
Dantella të thjeshta ose mbështjellje të ideuara me shije, dhurata simbolike dhe origjinale, krijime të punuara me dorë që synojnë të bëjnë të ftuarit tuaj të nxjerrin nga zemra urimet e tyre për: shëndet, lumturi, pjellori dhe jetëgjatësi.
5 urime aq sa dhe kufetat (bajamet e sheqerosura) brenda në të!
Konfeta është një gjest i bukur që tregon përgjegjësi dhe pjekuri shoqërore ndërsa në të njëjtën kohë zgjon interesin dhe emocionin e miqve dhe të afërmve tuaj.
Çfarëdo që të zgjidhni për konfetë – një konfetë të personalizuar, ose një konfetë të thjeshtë, një dhuratë tradicionale apo moderne, gjithmonë duhet të mbani mend se qëllimi është të nxirrni në pah simbolikën e këtij zakoni të bukur.
Merrni pak më shumë kohë për të krijuar një konfetë të bukur e cila do i përshtatet temës së dasmës dhe sigurohuni që do të kuptohet plotësisht nga të ftuarit tuaj.
Konfeta është “falenderimi” për pjesëmarrjen dhe dashurinë e tyre në ditën tuaj më të bukur. Një konfetë e bukur dhe e veçantë do ruhet bashkë me ftesën që keni dërguar të ftuarve dhe ato do kujtojnë gjithmonë shijen në organizimin e dasmës tuaj!
Olga krijon për ju konfetat më të veçanta dhe më unike që qarkullojnë jo vetëm në tregun Shqiptar por në gjithë Europën.