Ftesa e dasmës është detaji i parë që të ftuarit tuaj do të kenë nga dasma juaj dhe një ftesë e krijuar me delikatesë dhe me mjeshtëri gjithmonë ruhet, prandaj bëni zgjedhjen e duhur me ftesën se ajo do percjellë tek të ftuarit tuaj llojin e dasmës që do vijojë, stilin e veshjes, pse jo të vendosin dhe për dhuratën që duhet tju japin!
Pra, nëse ju jeni në procesin e përzgjedhjes së ftesës dhe doni të bëni përshtypje të ftuarve, tek ne ju do të gjeni gjithçka që ju kërkoni. Jo vetëm në modelet e panumërta që kemi por meqë i stilojmë vetë mund t’i stilojmë në varësi të shijeve dhe kërkesave tuaj.
Zgjidhni nga një gamë të gjerë me ide unike te papërsëritura në treg, të punuara në dorë, në trende moderne apo klasike, një shumëllojshmëri ngjyrash, materialesh dhe aksesorë.
Kujtime të punuara në dorë për ditën më të lumtur të jetës tuaj të projektuara ekskluzivisht nga Olga për ju!