Nuk mund të flasim për një dasëm të përkryer kur mungojnë aksesorët e përkryer.
Aksesorët janë ato që i japin dasmës atë bukurinë dhe elegancën, por që do shërbejnë edhe për kujtimet më të bukura kur do shikoni fotot e dasmës tuaj.
Disa aksesorë në dukje të vegjël, por njëkohësisht të bukur, mund të bëjnë dallimin dhe t’i japin martesës tuaj një tjetër nuancë. Olga krijon per ju aksesorët e nevojshëm të gjithë të punuar në dorë për ju.
Ne ju vëmë në dispozicion një listë me aksesorët e dasmës që do ju nevojiten për dasmën tuaj:
- Libër i urimeve
- Jastëk i vogël për të mbajtur unazat e martesës
- Gota për shampanjë
- Tabaka e zbukuruar për këpucët e nuses
- Enë mjalti për të vendosur mjaltin vjehrra te nusja
- Shporta të punuar me dorë për orizin dhe petale trëndafilash
- Seti me thikë dhe spatul për tortën e dasmës
- Shamia e nuses
- Shamia e dhëndrit
- Varëse të fustanit të nuses dhe të kostumit të dhëndrit
- Byzylyke për shoqërueset e nuses
- Kurora me lule për shoqërueset
- Këpucët me inicialet tuaja nga poshtë ose një frezë e zgjedhur nga ju
- Qese të vogla me oriz
- Kutia për zarfet e martesës
- Numrat e tabelave për vendin e të ftuarve në tavolina
- Menuja e restorantit